Kreu i FRD-së Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka sqaruar se për cfarë arsye nuk e ka futur emrin e tij në listat e kandidatëve për deputetë.
Topi shprehet se dëshiron të tregojë se FRD nuk është një parti që mendon për pushtetin e kryetarit, dhe sipas tij, pavarësisht se ai nuk kandidon, kjo nuk do e penalizojë aspak FRD-n.
“FRD është një forcë politike që ka programin e saj për këto zgjedhje. Madje ne kemi një program të qëndrueshëm. Unë nuk e kam vendosur emrin tim në listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 qershori. Kjo tregon se ne jemi ndryshe nga partitë e tjera.
Por kapiteni është në timon, unë do të jem në fushatë. Mosprania e emrit tim në lista nuk e penalizon aspak FRD-në. Ne duam të tregojmë se një parti politike nuk mendon vetëm për pushtetin e kryetarit të saj. Ndaj them unë jam misionar në politike”, deklaroi Topi. (D.D/Shuplaka)