Një lajm i mirë pas fatkeqësisë së ndodhur në familjen Buzi në fshatin Kallëm i Vogël të Fierit, të cilët në vitin 2012 , nëq afërsi të banesës së tyre, një furgon i një kompanie private aksidentoi për vdekje djalin e tyre dy-vjeçar.
Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë në Lushnje dhe ajo e Apelit në Vlorë kanë vendosur pas shqyrtiimit të provave, detyrimin e Prokurorisë së Lushnjes për të rinisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndaj prokurorit Çlirim Sino, pasi vërtetohet se nuk e ka hetuar çështjen ashtu siç duhet dhe pretendohet gjithashtu se ka shpërdoruar detyrën.
Lajmi është dhënë nga studioja e avokatisë Cakrani që ka marrë në ngarkim ndjekjen e çështjes nga familja, përmes një shënimi në rrjetet sociale.
“Duke qene se Prokurori prane prokurorise Fier, Clirim Sino qe hetoj kete ceshtje nuk e zbardhi kurre te verteten e ketij aksidenti dhe nga ku fajtori te mbante pergjegjesi sipas ligjit, cifti Buzi e kallezuan Prokurorin Clirim Sino prane prokurorise Lushnje me akuzen e Shpqerorimit te detyres dhe pengimin e zbardhjes se vertetes…”, shkruan Studio Ligjore Cakrani
Reagimi i plotë:
Nga Studio Ligjore Cakrani!
Disa kohe me pare ku kemi bere publike ciftin e bashkeshorteve Luftar dhe Pranvera Buzi, nga fshati “Kallem i vogel” Fier, te cilet kishin humbur femijen e tyre 2 (dy) vjecar V. B nga nje aksident automobilistik tek dera e shtepise se tyre.
Duke qene se Prokurori prane prokurorise Fier, Clirim Sino qe hetoj kete ceshtje nuk e zbardhi kurre te verteten e ketij aksidenti dhe nga ku fajtori te mbante pergjegjesi sipas ligjit, cifti Buzi e kallezuan Prokurorin Clirim Sino prane prokurorise Lushnje me akuzen e Shpqerorimit te detyres dhe pengimin e zbardhjes se vertetes…
Prokuroria e Lushnjes natyrisht qe e pushoj procedimi penal, me arsyetimin se vepra penale nuk ekziston!
Por gjykata e shkalles se pare Lushnje dhe ajo e apelit Vlore, pasi shqyrtuan provat konstatuan dhe vendosen: Detyrimin e prokurorise Lushnje te vazhdoj hetimet ndaj prokurorit te prok. Fier Clirim Sino, pasi vertetohet qarte se prokurori C. Sino nuk e ka hetuar ceshtjen ashtu sic duhet dhe ne kete menyre ka shpërdoruar detyren…
Hetimet do vazhdojne dhe Studio Ligjore Cakrani do ti shkoj deri ne fund kesaj ceshtje deri sa te zbardhet dhe bashkeshortet e te ndjerit Vionis Buzi te gjejne drejtesi…
Kujtojmë se bashkëshortët Luftar dhe Pranvera Buzi janë banorë të fshatit Kallëm i Vogël i rrethit Fier. Menjëherë mbërriti policia dhe kreu arrestimin në flagrancë të shoferit të furgonit, dhe duke ia kaluar materialet për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit Fier, me prokuror Çlirim Sino. Pas tre ditësh pikërisht në masën e vlerësimit të arrestit, gjykata e shkallës së parë Fier vendosi, ta lirojë autorin e ngjarjes, duke e lënë atë të lirë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)