Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu foli sot në studion e emisionit “Të vaksinuarit” në Fax News mbi protestën që ka paralajmëruar opozita në datën 7 korrik.
Balliu theksoi se pas riorganizimit të partisë një lëvizje e tillë është e domosdoshme sepse Shqipëria është në rrezik dhe problemet janë shtuar aq shumë saqë vendi po shpopullohet.
Ai tha ndër të tjera se mos çelja e negociatave sot në samitin e BE-së ishte sepse kjo qeveri ka relacion të fortë me Beogradin dhe nuk është bërë asgjë në interes të qytetarëve shqiptarë.
“Pas riorganizimit të partisë është aksion që duhet. Sot të gjitha forumet e PD do të dinmë të organizojnë të gjithë qytetarët, duke u mbështetur në disa problematika të mëdha. Shpopullimi, largohen sepse nuk ka gjykata,rroga, pensione, asnjë investim tek rinia dhe as nga të huajt.
Të gjitha këto probleme sollën shpopullimin që është krim kombëtar dhe nuk është i rastësishëm duke marrë parasysh linjën e kësaj qeverie me Beogradin. U bënë qindra takime me Vuçiç dhe shumë pak me vëllezërit tanë, e kanë kthyer Tiranën në një Beograd të vogëlk dhe pastaj në mënyrë qesharake shkojnë atje dhe presion hapjen e negociatave në BE.
Nuk është çështje harte por interesi. Me çfarë letrash shkon në Bruksel, ccfarë kushtesh janë plotësuar kur janë kapur gjithë këto zyrtarë me drogë, korrupsioni është rritur në ccdo celulë të shtetit shqiptar. E thonë raportet, Rama i di këto dhe cila është zgjedhja. Rrimë me Vuçiçin, Muçiçin, e populli shqiptar varfërohet e shpopullohet”-tha Balliu.
(E.D/faxweb.al)