Siguria e Presidentit amerikan është maksimale. Pjestarët e Shërbimit Sekret janë në gadishmëri 24 orë në 24 për të ruajtur atë dhe familjen e presidentit. Emri i koduar i atij dhe familjes së tij nuk është më një sekret.
Emri i koduar për Donald Trumpin (70 vjeç) është “Manjati”, kurse për Melaninan (47 vjeç) “Muza”, shkruan Washington Post. “Bija e Parë”, Ivanka Trump (36 vjeç), për të cilën thuhet se ka ndikim të madh tek babai i saj quhet “Marvel”. Kjo fjalë do të thotë mrekulli, por nuk dihet nëse ky emër ka lidhje me librat e famshëm.
Trump ka edhe dy djem më të mëdhenj se Ivanka, e ata janë Donald Junior (40 vjeç) që mban emrin e koduar “Alpinisti”, kurse Eric Trump (33 vjeç) quhet “Marksman” apo shigjetari. Thuhet se djemtë e tij këta emra të koduar i kanë marrë nga hobi që praktikojnë. Ndërkaq emri i koduar për djalin më të vogël të Trumpit, Barron (10 vjeç) dhe vajzën Tiffany (23 vjeç) nuk dihen.
Mike Pence quhet “Husies” apo banor i Indianas, kurse bashkëshortja e tij Karen është “Hummingbird” apo zogu. Sa i përket emrave të koduar për çiftin Bill dhe Hillary Clinton ishin “Shqiponja” dhe “Përgjithmonë e re”, ndërsa çifti Bush mbante emrat “Pionieri” dhe “Tempo”. Çifti Barack dhe Michelle Obama quheshin “Shkelësi i ligjit” dhe “Renesansa”. (J.V/Shuplaka)