Legjenda argjentinase, Diego Armando Mardona ka deklaruar se “Fenomeni” Ronaldo do të ishte më i miri në histori, në rast se nuk do të kishte pësuar dëmtime.
“Pa dëmtimet, ti do kishe qenë më i miri në histori”- tha ai.
I ftuar në emisionin “De La Mano del Diez” ka folur edhe për rrugëtimin e Brazilit në kampionatin Botëror, i cili po mbahet në Rusia që nga 14 qershori.
“Brazilin e kam parë mirë, por në dy ndeshjet e para ata ishin nervozë. Disa prej tyre luanin për herë të parë në një Kupë Bote, dhe kjo mund të vihej re kollaj”-shtoi Maradona.