17:59 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

‘’Nuk është palla, or bir’’, kaq shumë t’i ketë rënduar shkarkimi Artan Lames?!

11:46 | 20/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Nuk është palla, or bir’’, kaq shumë t’i ketë rënduar shkarkimi Artan Lames?!

Artan Lames duket t’i ketë rënduar shumë shkarkimi nga posti i drejtorit të ALUIZNIT, për shkak të marrëveshjes Rama-Basha.

Në një shkrim të titulluar ‘’nuk është palla, or bir’’Lame jep disa sqarime në lidhje me shkarkimin e tij.

Kujtojmë se Aluizni së bashku me OSHE-në, burgjet dhe disa drejtori të tjera do t’i jepen propozimeve të opozitës në mënyrë që të shmanget presioni mbi zgjedhjet. Po mesa duket Lame nuk ka qenë aspak dakord për këtë.

SHKRIMI I ARTAN LAMES: 

NUK ËSHTE PALLA, OR BIR!

Në këtë klimë mosbesimi të ndërsjellë, kryetari Basha i opozitës, me të drejtë të vet kërkoi që ta merrte ndën kontroll Aluizni-n, se mos e ndihmon të fitojë vota. Nga an’ e tija Kryeministri Rama pa u menduar dy herë ja dha këtë kontroll. E kjo punë, më sjell ndër mënd një histori prej qëmoti.

Barleti mes të tjerash shkruan për një ndodhí që s’di sa është e vërtetë, por edhe pa gjë zor të jetë. Sulltan Mehmetit, pasi u mund e u mund nga Skënderbeu ynë, i shkon një llaf që ish hapur, sipas të cilit Gjergji paskësh një pallë të madhe larë me flori, e cila bënkësh kërdi mbi kokat e turqve. 
Atëhere Sulltani çon një dërgatë që ja kërkon pallën Gjergjit me çdo çmim. Gjergji nuk ua bën dy fjalën dhe e dorëzon pallën në dorë të dërgatës, por duke ju thënë: “I thoni zotit tuaj që nuk është palla, por krahu që e mban, ai që ka bërë kërdi mbi kokat tuaja”.

Edhe në këtë punën tonë, nuk ishte palla, ligje a përdorim fushate, që na bëri që të fitojmë zemrat e mbi 100.000 familjeve që përfunduan procesin çerek-shekullor të legalizimit të pronës së tyre. Ishte krahu, puna e përkushtimi i qindra djemve e vajzave që shkuan shtëpi më shtëpi cep më cep të Republikës, që na i dha këtë rezultat.
Do të rrojmë e do të shikojme që, edhe ne keto zgjedhje, kështu do jetë. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Artan Lamedrejtoriedi ramalameshkarkimi
Pas

Shqipëria, Bullgaria dhe Bosnja, me vdekjet më të larta në Europë nga ndotja e ajrit

Para

‘’Aq sa mund të ndahet tymi nga bloza, mund të ndahet Rama nga droga!’’, Berisha nuk beson dhe aq te marrëveshja?!

Para
‘’Aq sa mund të ndahet tymi nga bloza, mund të ndahet Rama nga droga!’’, Berisha nuk beson dhe aq te marrëveshja?!

‘’Aq sa mund të ndahet tymi nga bloza, mund të ndahet Rama nga droga!’’, Berisha nuk beson dhe aq te marrëveshja?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

SHBA bombardoi impiantet bërthamore me avionët B-2/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

Kryeministri Rama paralajmëron rekord në procesin e integrimit europian: Hapje e plotë kapitujsh në nëntor

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio takohet me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Malajzi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.