Analisti Andi Bushati ka shpërthyer ndaj mbështetësve të Bashës mbrëmjen e sotme duke i thënë se i ka paralajmëruar kohë më parë që Rama do ua vjedhë zgjedhjet.
Bushati i tha atyre se në rast se do të humbin përsëri të mos justifikohen më por t’i marrin këto justifikime dhe t’i bëjnë letër higjienike.
Më tej Bushati thotë se nuk shpallet non-grata Sajmir Tahiri por Sali Berisha, i cili ka ikur vetë prej 8 vitesh.
“I kam thënë ore Rama do jua vjedhi. Këta më thonin jo se bëmë 5 qershorin. Argumentin që do bëni herës tjetër merreni dhe bëjeni letër higjenike. Kur t’jua vjedhin prapë herës tjetër. Demokratët duhet ta ndajnë e kanë të tyrin Berishën apo do e hedhin në plehra. Ore këtu nuk është shpallur non-grata Sajmir Tahiri dhe merren me dike që ka ikur nga 8 vite. Sali Berisha që ka ikur para 8 vitesh qenka armiku kryesor. Qëndrimet që ka mbajtur Berisha në vitin 2016, e kam pasur unë gabim dhe ai e ka pasur mirë. Shihni si e kanë bërë reformën në drejtësi”, tha Andi Bushati ne Open.
(E.H/Faxweb.al)