09:02 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk firmosëm asgjë se nuk kemi çfarë të firmosim. Iniciativa e Novi Sadit, një kurth për shqiptarët”

15:48 | 11/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk firmosëm asgjë se nuk kemi çfarë të firmosim. Iniciativa e Novi Sadit, një kurth për shqiptarët”

Nga Enton Abilekaj

“Nuk firmosëm asgjë se nuk kemi cfarë të firmosim”, tha kryetari i Qeverisë sonë në Oher. Ishte një nga të vërtetat që i dolën në shpërthim e sipër gjatë dy konferencave të sikletshme për shtypin. Në të dyja Rama vetëm u justifikua për atë që po bënte, u përgjigjej akuzave dhe kritikave që nuk ishin bërë publike, debatonte në largësi me politikanët shqiptarë në Shqipëri e Kosovë. Kështu e tha të vërtetën e parë.

Tre qeveritë nuk kanë asgjë për të firmosur. Ajo që ata mblidhen të diskutojnë nuk është e re. CEFTA, Zona ekonomike rajonale e nxitur nga Procesi i Berlinit, marrëveshjet për transportin, telekomunikacionit dhe tregtinë posaçërisht për Ballkanin Perëndimor, janë firmosur më parë. Me ndërmjetësimin e Perëndimit, në sytë e Merkel, Macron, Hahn etj. Ata nuk kanë ç’të firmosin, megjithatë mblidhen, me shpejtësi, me bujë, pa rezultat.
Iniciativa është e Vuçiç. Vetë shefi i qeverisë shqiptare e pranoi kur tha: “I thashë Vuçiç, jam dakort me kush që të futet edhe lëvizja e qytetarëve”.

Mesa duket presidenti serb, nuk kishte menduar për 4 liritë kur e thirri në Novi Sad, për pjesën e parë të show-t. Ai donte lëvizjen e lirë të mallrave, të kapitalit dhe të shërbimeve. Me tarifën 100 për qind të Kosovës, këto 3 liri e shqetësonin Serbinë. Me të drejtë një president që e do vendin e tij, do të hartonte një plan alternativ, pas dështimit për ta bindur Kosovën drejtpërdrejtë. Dhe ja ku doli një vullnet i papritur për një minishengen, një slogan për 4 liritë dhe 2 liderë që, pasi kanë mbytur gjithë liritë në vendet e tyre, për qytetarët e tyre, po shqetësohen për liritë e qytetarëve të vendeve të tjerë, respektivisht Rama për serbët dhe Vuçiç për shqiptarët.

Sot, me marrëveshjet e nënshkruara, tregtia e lirë, kapitalet, shërbimet dhe njerëzit kanë një liri më të madhe mes shteteve se brenda vendeve të tyre. Telekomi serb mund të ishte pronar i Telekom Albania, nëse Kryeministri i Shqipërisë nuk do të deklaronte se nuk është i mirëpritur. Vetëm kaq e pengoi biznesin serb të hynte, por eleminimi nuk ishte pjesë e pengesës nacionaliste, as ekonomike. Ishte një skemë që favorizonte një prej klientëve.
Përtej korrukspionit, klientelizmit dhe monopolizimit që Rama dhe Vuçiç kanë instaluar në vendet e tyre, gjithçka është e lirë. Iniciativa e Novi Sadit, në terma praktikë do të shkurtojë vetëm disa minuta për qytetarët dhe disa orë për bizneset në kufij. Nuk do të ketë kontroll policor dhe kontrolli doganor do të bëhet me short ose rastësisht. Të gjithë e duan këtë, edhe në BE, por ka disa standarte të sigurisë për njerëzit dhe për mallrat që nuk e lejojnë. Janë ato kapitujt teknike që negociohen për vite me radhë derisa mallrat, kapitalet dhe sigurimet marrin çertifikatë sigurie dhe derisa kriminelët të mos jenë as deputetë, as kryetarë bashkie dhe as biznesmenë. Nëse kriminelt futen në burg, dyert hapen pa asnjë kontroll. Kjo e lë Shqipërinë jashtë Shengenit të madh, këto standarte dhe parime minojnë shengenin e vogël.

Ndërsa Serbia vuan tarifën 100 për qind prej më shumë se 1 viti, Shqipëria vuan mungesën e subvencionit në bujqësi dhe blegtori. Defiçiti tregtar i Serbisë me Kosovën rritet që nga tarifa, Shqipëria ka përfituar nga kjo duke rritur eksportet në Kosovë. Iniciativa e Novi Sadit, nëse zbatohet, heq tarifën, rikthen invazionin e mallrave serbë në Kosovë dhe e kalon bilancin tregtar në favor të Serbisë. Shqipëria humbet nga kjo, por jo vetëm. Produktet bujqësore dhe blegtorale të Maqedonisë, që edhe sot po shkatërrojnë prodhimet shqiptare, por detyrojnë bujqit dhe blegtorët të flakin prodhimin e rrugë në shenjë proteste, pas minishengenit, do të kenë kosto akoma më të ulët, do të jenë akoma më konkurues në tregun Shqiptar. Defiçiti i Shqipërisë do të rritet, ndërsa bujqësia, që zë 22 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto do të merrte një tjetër goditje të rëndë.
Fija e perit ku kërkonte të mbahej Rama, mbeti heqja e kufirit me Kosovën. Sipas tij, ëndrra e madhe nuk mund të arrihej vetëm mes dy shteteve shqiptare, por mund të arrihet nëse përfshihet gjithë rajoni. Me fjalë të tjera, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të bëhet nëse hiqet kufiri mes gjithë Republikave të ish – Jugosllavisë. Ky plan nuk është i ri, Tito pas luftës së dytë botërore dëshironte pikërisht këtë lloj bashkimi, që në fakt është një përfshirje e shqiptarëve në një zonë të kontrolluar ekonomikisht dhe politikisht nga ata që kanë punuar kundër bashkimit.

Spektakli i minishengenit, nuk është vetëm ngushëllim i liderëve të dështuar në habitatin e tyre levantin. Ai bëhet i rrezikshëm për pasojat politike dhe ekonomike që mund të sjellë për shqiptarët në të dy shtetet, por edhe për mënyrën se si Shqipëria po mundohet t’i qaset Europës, pasi dështoi të bindë me reformat prej letre, që në fakt eksportuan vetëm probleme në BE. Edi Rama bashkë me Vuçiç, me teoremën e dy policëve, kanë përfshirë edhe Zaevin, në një aventure pa parime, pa standarte. Ata duan të tregojnë se integrimi mund të bëhet edhe pa plotësuar asnjë kusht, mjafton që të ketë interesa. “Nuk do presim interesat e BE-së”, tha Rama, për ta bajatizuar idealin e shenjtë për shqiptarët, në një marrëdhënie interesaxhinjsh. Është një qasje që Kina, Rusia dhe Turqia po mundohen të sjellin në Ballkan, një qasje që konsolidon regjimet autoriatare të korruptuara.

Etiketa: enton abilekaj
Pas

“Opozita parlamentare e kapur nga Rilindja”, deputeti tregon pse nuk votoi sot në Kuvend: Vendimi i sotëm fut vendin në krizë

Para

Kuvendi zgjodhi dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, reagon Ambasada Amerikane dhe delegacioni i BE-së

Para
Opozita e re e përçarë për reformën zgjedhore/ Hajdari: Nuk vëmë kushte. Gjoni: S’ka votë pa ndryshim sistemi

Kuvendi zgjodhi dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, reagon Ambasada Amerikane dhe delegacioni i BE-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.