Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Mogherinit sot. Manjani thekson se “Mogherini s’ka reaguar ende për vilën që bleu vartësja e saj këtu, Vlahutin dhe ju prisni të reagojë për imunitetin e Tahirin”.
Sjellim në vëmendje që Mogherini nuk ka folur aspak në lidhje me qëndrimin e Kuvendit për Tahirin duke thënë se kërkon që të mos flasë në lidhje me hetimet.
“Mogherini ska reaguar ende për vilën që bleu vartësja e saj këtu, ju prisni të reagojë për imunitetin e Tahirit… Respekt për Erisa Zykon, se na dha mundësinë të kuptojmë zonjën Mogherin, të cilës nuk i interesoi asnjëherë kanabizimi i Shqipërisë!”, shkruan Manjani.
Kujtojmë që vila që blerë Vlahutin ka kushtuar 1.6 milion euro dhe ndodhet një një zonë rezidenciale në Tiranë.
(J.V/Faxweb)