Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Ramës pasi ky i fundit në një koment të dhënë për liderin historik të demokratëve, tha se nuk fliste për të vdekurit.
Berisha tha se mënyra sesi ishte shprehur Rama lidhej me faktin se ky i fundit ishte i frikësuar për shkak se ishte i vetmi që e kishte mundur.
Sali Berisha: Ke dëgjuar njeri që të thotë me tradhëtoi Sali Berisha? Asnjëherë kurrë. Unë jam i vetmi sot që kam të regjistruara 2 fitore kundër Ramës, vitin 2009 dhe 2011. Nëse ka një njeri që e mund Ramën…Me të vdekurit tha nuk flas. E ka kapur kompleksi i vdekjes me rikthimin tim. E di ai… E ka të qartë, prandaj tha nuk flas më të vdekurin i shpërtheu nga ndërgjegjia.