Në qershor të vitit të kaluar kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në “Zonë e lirë” dhe se kjo u pa si një përballje e Çanit me Ramën pas shumë vitesh që nuk “flisnin”.
I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Çani u shpreh se kjo nuk është e vërtet, ata nuk janë zënë, por i kanë lënë lajmet të qarkullonin vetë.
“Po nuk ishim zënë në fakt. Që të pajtohesh me një njeri duhet të zihesh. Janë gabim, janë legjenda po unë i lija vetë të qarkullonin se më interesonin. Sa më shumë thashetheme bënin, aq më mirë isha unë”, u shpreh moderatori.
I pyetur mbi thashethemet se Rama i ka bërë një “nder” që të vijë në emision, Çani u përgjigj: “S’më ka blerë, po të ndodhte do e tregoja hapur. Nuk jam nga ata, nuk blihem e shitem. Por unë nuk dua ta heq këtë mister, më pëlqen ky thashethem”.
Gjatë bisedës Çani është shprehur se kryeministri është si kameleon duke pohuar se me këtë shprehje e cilëson si “njeri me disa fytyra”.
“Rama është kameleon, është i paparë, Rama të del këtu, pastaj papritur të del në këndvështrim tjetër dhe ti thua ‘Një sekond se unë njoh këtë Ramën këtu, pse më doli këtu’. Është brilant, e ka dhunti, është kameleon, aktor i lindur. Po, njeri me disa fytyra, edhe unë jam njeri me disa fytyra”, u shpreh Çani.
(M.Q/Faxweb)