Kryeministri Rama u është përgjigjur nga Gjirokastra deklaratave të bëra nga eksponentë të ndryshëm se ka për qëllim ti kapi të gjitha institucionet.
Rama tha se nëse do kishte dashur ta bënte një gjë të tillë, nuk do nguronte të përfitonte në 2017 kur opozita sipas tij kishtë vendosur të mos hynte në zgjedhjet e përgjithshme.
“Thonë se unë dua ti marr të gjitha. Po të kisha dashur ti merrja të gjitha do të kisha marrë në 2017 140 deputetë dhe të gjithë ndërkombëtarët dhe partnerët na thonin që të futeshim edhe pa opozitën. Por unë zgjodha të vbëja si Romeo me Zhuljetën, sepse nuk futesha dot në zgjedhje pa Zhuljetën. Hapni vendin se do të hidhem, u detyrova të rrija unë në ballkon dhe si përfundim u bind pasi mori gjithçka që donte, dhe jo pak por gjysmën më të rëndë të qeverisë.
“Po ti nga mua çfarë don Romeo më tha Zhuljeta”?
Dy gjëra dua unë, futu në zgjedhje dhe po fitove të lumtë. Po humbe prano rezultatin dhe mos fol asgjë që dëmton shqipërinë ë gjuhë të huaj”, deklaroi kryeministri.
Kryeministri Rama ndodhet në jug në vijimësi të turit të tij elektoral për prezantimin e kandidatëve socialistë. Përkrahësit e Partisë Demokratike e kanë pritur me protesta kryeministrin, duke bllokuar për disa minuta aksin nacional nga ku pritej të kalonte por që më pas pas ndërhyrjes së policisë rruga është zhbllokuar.
Militantët e demokrat të udhëhequr nga kreu i PD-së Gjirokastër Dasho Aliko kanë kërkuar të jenë pjesë e takimit të Ramës për të dëgjuar programin e tij në 4 vitet e ardhshme, ashtu sikurse shprehen ata, mirëpo kanë hasur në rezistencën e policisë duke u përplasur me këta të fundit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)