Ditën e djeshme, shteti fqinj, Greqia u lëkund nga dy tërmete ndërkohë që mediuat vendase atje flasin për një tjetër tronditje të fortë që ka ndodhur sot.
Ai është regjistruar mbrëmjen e sotme ndërsa raportohet se ka qenë i forcës 3.9 ballë i shkallës Rihter ndërsa epiqendra e lëkundjeve ka qenë 56 km në verilindje të Selanikut dhe vetëm 3 km në veri të Terpni.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme mteriale apo të lënduar në njerëz.
Pas tërmeteve të fuqishme 3.9 dhe 4.2 ballë të shkallës Rihter, që tronditën zonën bregdetare të Zakynthos dhe Athinën, sizmiologët kanë dhënë alarmin për të tjera lëkundje.
Sipas shefit të Institutit të Gjeoshkencës në Greqi, Akis Tselentis, këto tërmete të forta vijnë si pasojë e tërmetit 5.1 ballë, që tronditi kryeqytetin grek më 19 korrik.
(F.GJ/FAXWEB.AL)