Një tërmet i madhësisë 4.2 i shkallës riheter ra në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi, në valën e disa lëkundjeve që janë ndjerë prej disa ditësh në disa prej vendeve të rajonit.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 02:39 minuta në veriperëndim të Aegio, ndërsa nuk raportohet që të kenë shkaktuar dëme të mëdha.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës tërmeti kishte një thellësi prej 9.7 km, ndërsa epiqendra ishte 16 km në veriperëndim të Aigios dhe është ndjerë në zonat e Akaisë dhe Etoloakarnanisë.
Ky tërmet vjen pas dy lëkundjeve të fuqishme që janë ndjerë në harkun kohor të tre ditëve në Kroaci, ku dje qe edhe tërmeti me forcën më të madhe, 6.4 të shkallës rihter, i cili shkaktoi 7 të vdêkur derimë tani, dhe qindra të tjerë që kanë mbetur të pastrehë.
(E.K/Faxweb.al)