Një sherr masiv mes disa të rinjve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kamëz. Lajmi bëhet me dije nga një qytetar, i cili ka filmuar momentin kur të rinjtë godasin njëri-tjetrin me grushta dhe shqelma në mes të rrugës, ndërkohë që ai po kalonte me makinë në anën tjetër.
Arsyet e sherrit nuk dihen. Në video shihen mbi dhjetë të rinj që godasin njëri-tjetrin dhe paraprakisht dyshohet të jetë një sherr mes grupeve.
Mesazhi:
Pershendetje JOQ. Sherr mes te rinjve ne kamez, nuk dihen motivet.