Një person i moshës 45-vjeç i identifikuar me inicialet E. L., është gjetur pa shenja jete në një automjet të parkuar në një lagjen “Lirim” të qytetit të Vlorës.
45-vjeçari është gjetur nga familjarët e tij në makinë dhe nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shënja dhune dhe dyshohet për një vdekje natyrale.
Dyshohet se 45-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë dy ditë më parë si pasojë e asfiksisë pasi ka shkuar në gjendje të dehur në automjetin e tij
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 45-vjeçarit.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga faniljarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.