05:46 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk gjuaj femra”, Gena rrëfen jetën bashkëshortore: Nuk ishte dashuri me shikim të parë

20:34 | 22/06/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk gjuaj femra”, Gena rrëfen jetën bashkëshortore: Nuk ishte dashuri me shikim të parë

Briken Lito, i njohur me emrin e artit si Gena, është një ndër artistët e vetëm që lundron në shumë rryma muzikore, si popullore, baladë apo pop-folk.

Por së fundmi, ai ka ardhur për fansat e tij me një bashkëpunim me reperin e njohur nga Kosova, Skivin, me këngën “Kijamet”.

I ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, ai po ashtu foli edhe për familjen. Këngëtari tregoi historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij Lorena, me të cilën është prej 10 vitesh i martuar.

“Mendoj se Lorena është krahu im i djathtë. Më mbështet shumë dhe është ajo që më plotëson. Ajo më kuron dhe unë e ndjej veten me fat që kam një bashkëshorte si Lorena.

Po flas në aspektin e bashkëshortes, sepse në aspektin profesional ajo është shumë kërkuese. Ne jemi dy botë të kundërta, ajo i shikon ftohtë gjërat, ndërsa unë emocionalisht, por them që plusi dhe minusi rrinë mirë me njëri-tjetrin. Unë dhe Lorena jemi njohur në një lokal para rreth 11 vitesh dhe që atëherë jemi bashkë.

Nuk ishte dashuri me shikim të parë, por ne u njohëm gradualisht dhe ajo kishte disa vlera që nuk i kishin femrat e tjera. Një mashkull duhet të niset nga vlerat dhe jo t’i vërë prioritet bukurisë dhe pamjes së jashtme. Lorena është edhe menaxherja ime dhe e bën më së miri këtë punë.

Ajo është rritur në Greqi dhe kur jemi njohur bashkë sapo kishte ardhur në Shqipëri për të marë një vizë. Siç duket edhe asaj i pëlqeu zëri im. Unë jam njeri që shikoj punën time dhe s’më pëlqen të rri lokaleve dhe të gjuaj femra.

Lorena për mua është fisnike dhe i ka të gjitha gjërat që kërkon një mashkull”, tha Gena

/TvKlan/

Etiketa: gENArrefen
Pas

Analiza e DW: Përfitimi që do të kishte Angela Merkel nëse Shqipëria do të pranojë refugjatët

Para

500 banorë pa rrugë e pa ujë, kryetari i bashkisë: S’kuptoj pse ankohen

Para
500 banorë pa rrugë e pa ujë, kryetari i bashkisë: S’kuptoj pse ankohen

500 banorë pa rrugë e pa ujë, kryetari i bashkisë: S’kuptoj pse ankohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.