Drejtuesi i një mjei që po kalonte përmes kufirit të gjelbër greko-shqiptar nuk i është bindur policisë ndërsa ka shtuar shpejtësinë gjë e cila ka detyruar forcat e ruajtjes kufitiare t’i vihen në ndjekje.
Ngjarja ka ndodhur në Kostur ndërsa policia ka mundur të gjejë vetëm makinën e braktisur brenda të cilës është konstatuar një sasi prej rreth 43 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa e paketuar në 5 çanta.
Në vijim të opercionit, policia ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë pronarin e mjetit që mësohet se është një 45-vjeçar me shtetësi greke ndërsa ai drejtohej në momentin e ndjekjes nga policia, nga një 26-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim.
Mësohet se me të udhëtonte edhe një person tjetër i paidentifikuar, ndërsa emrat e pronarit dhe drejtuesit të mjetit nuk janë bërë publik.
(F.GJ/FAXWEB.AL)