Arta Vorpsi është bërë lajmi kryesor që prej ditës së djeshme sidomos në mediat shqiptare pasi u paraqit pranë nujë zyre noteriale për të bërë betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese e përzgjedhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Ndërkohë që diçka e paprecedentë ka ndodhur me këtë çështje, ku dy anëtare të zgjedhura njëra nga KED (Arta Vorpsi) dhe tjetra (Marsida Xhaferllari) e dekretuar nga Presidenti.
Vorpsi dhe Xhferllari kanë hyrë njëra pas tjetrës në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, të dyja si anëtare të saj për të njëjtin post, por pavarësisht se kjo e fundit ka mbërritur me makinën e vënë në dispozicion bashkë me shoferin, Vorpsi ka mbërritur e pashoqëruar. Ndërsa për Fax News Arta Vorpsi ka thënë se nuk është paraqitur në zyrë si këshilltare, pavarësisht se ka qëndruar në zyrën e saj të mëparshme.
Ajo ka konfirmuar se ditën e sotme është paraqitur në Kushtetuese si anëtare e saj pavarësisht se nuk është betuar tek presidenti, ndryshë sa kanë bërë tre antëret e reja dje, Fiona Papajorgji, Elsa Toska të zgjedhura nga Parlamenti dhe Marsida Xhaferllari e zgjedhur nga Presidenti të cilat janë betuar para Presidentit.
Besnik Muçi është një tjetër anëtar i dekretuar nga Meta por që ende nuk ka bërë betimin pasi KPA nuk e ka mbyllur akoma procesin e vettingut ndaj tij.
Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandili ka thënë Fax News se do të dilet me një deklaratë për mediat lidhur me procedurën administrative për këtë çështje.
“Do dalim me një deklaratë për shtyp lidhur me procedurën administrative për këtë çështje. Unë si sekretar i përgjithshëm do zbatoj Kushtetutën dhe ligjin”, tha Papandili.
(F.GJ/FAXWEB.AL)