15:56 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk i hapin se dalin emrat e etërve”, Ndregjoni për dosjet e regjimit: Cili është krimi 30-vjeçar i politikës

17:34 | 24/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk i hapin se dalin emrat e etërve”, Ndregjoni për dosjet e regjimit: Cili është krimi 30-vjeçar i politikës

“Në Ministrinë e Brendshme duhet të ndërtohet një muze për nderin dhe kujtimin e viktimave dhe të përndjekurve nga regjimi komunist, dhe nuk do të ishim ne të parët që do ta bënim, e ka bërë edhe Gjermania. Të rinjtë duhet të mësojnë mbi krimet që ka bërë sistemi më i rrezikshëm që ka njohur bota. Kosova po kërkon nga Serbia gjetjen dhe kthimin e reth 1500  trupave të zhdukur gjatë luftës, që janë vrarë nga armiku i huaj ndërsa ne e kishim armikun e brendshëm, i cili vrau shumë më tepër se aq. Mbi 4 mijë viktima të komunizmit nuk kanë një varr”. Kjo ishte një pjesë e fjalës së Besim Ndregjonit, President i Unionit të të Përndjekurve Politik.

Ndregjoni tha gjatë intervistës në studion e lajmeve të Fax News se, viktimat e komunizmit dhe të përndjekurit në tërësi kujtohen përmes një postimi në rrjetet sociale nga klasa politike, ndërsa theksoi se fatkeqësisht në ditët e sotme, bijtë e komunistëve e thonë me mburrje se janë të baballarëve të tyre ndërsa binjtë e të përndjekurve vijojnë të qëndrojnë me kokën ulur.

“Nëse krimi nuk ndëshkohet, ai është i prirur të përsëritet. Është investuar një sistem jo demokratik, një sistem që më shumë i bën dëm dëm shoqërisë pasi çdo ditë shohim biznesmenë, qytetarë e njerëz të zakonshëm që vriten”, tha ai gjatë bisedës.

Duke e cilësuar diktaturën komuniste dhe politikën e saj si një genocide të ashpër ndaj shqiptarëve, Ndregjoni ishte tepër i ashpër me klasën politike shqiptare të 30 viteve të fundit për të cilën tha se ka gjetur rrugën më kriminale, “heshtjen”

“Diktatura komuniste në Shqipëri ushtroi në genocid të paparë ndaj kundërshtarëve të atij regjimi e cila u pa si armiqësi ndaj pushtetit diktatorial dhe diktatorit ku dhuna dhe përndjekja që ndodhi nuk është parë në asnjë vend të botës. E rëndësishme është se sa kemi punuar ne ndër vite si politikë, si shoqëri, si Akademia e Shkencave për të nxjerr në pah krimet e komunizmit. Kemi 30 vjet që kërkojmë për të qetësuar shpirtrat e familjarëve të viktimave që u varrosën në mënyrë të atillë që sot pas 30 vitesh nuk i gjejmë ato eshtra. Dhe politika e këtyre viteve ka gjetur rrugën më kriminale ndaj atij regjimi me heshtjen e saj”, tha ish-i përndjekur në Fax News.

A janë të mjaftueshme këto aktivitete që janë ndërmarrë për trajtimin e kësaj çështjeje?

“Komunizmi ka gjetur më streh në Jug në ngritjen e tij, por ja që brenda zemrës së Jugut, në Tepelenë, janë kryer krime ndaj të vjetërve, fëmijëve dhe grave. Në Aushvic u vranë burra e gra duke i futun  e pjekur në furra, ndërsa në Tepelenë, 350 mijë, nga statistikat e individëve që kanë marrë pjesë, ka dokumentim të plotë nga arkivi që ka udhëhequr këtë krim dhe nuk hapet por ka mbetur sekret. Vetë klasa politike ka pasur synimin që të mos i shikonit ju të rinjtë këto krime për arsyen se ju ndëshkoheshin prindërit e tyre që ishin pjesmarrës në krime.

Kryetari i Shtetit, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, të mos merren me luftën civile të Dibrës siç ndodhi dje, por të merren me hapjen e dosjeve dhe zbulimin e krimeve të të kaluarës. Duke zbuluar këto krime do ta lëmë brezin e ri jo të ndarë dhe jo të përbuzur. Sepse sot pas kaq vitesh akoma përbuzet Mit’hat Frashëri, Ahmet Zogu, Mujo Ulqinaku etj. Dje i gjithë shteti shqiptar duhej të ngrihej dhe merrej me aktivitete. Duhet që i gjithë populli të jetë i sensibilizuar me familjet e viktimave. Duhet të bëjmë urgjentisht parcelën kombëtare të viktimave kundër regjimit. Ne me këtë qetësojmë 4500 familje shqiptare se edhe ata kanë të drejtë të ndezin qirinjë dhe të dërgojnë një tufë lulesh. Çdo heshtje që mbulon krimin, e bën njeriun bashkëfajtor me të”.

Pse nuk bëhet muze burgu i Tepelenës, ndërkohë që është kërkuar dhe është premtuar diçka të tillë?

“Nuk është vetëm burgu i Tepelenës, ka në gjithë Shqipërinë, dhe ato duhen bërë sepse brezi i ri duhet të mësojë që të mos bjerë viktimë e ripërsëritjes. Si mund të kemi ne paqe dhe qetësi nëse nuk bëhet publike gjithçka që ka ndodhur”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: BESIM NDREGJONI
Pas

FOTO/ Ish-drejtoresha e Tatimeve siç nuk e keni parë, me bikini dhe duke puthur…

Para

Vrasja e Indrit Çelajt, zbulohet kërkesa e Prokurorisë për 4 të arrestuarit

Para
FOTO/ Kush është i riu që u qëllua me plumb në kokë në mes të Tiranës

Vrasja e Indrit Çelajt, zbulohet kërkesa e Prokurorisë për 4 të arrestuarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Theksohet partneriteti strategjik për sigurinë

Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.