17:18 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk i kam kërkuar unë, s’kemi nevojë për përkthyes shqip-shqip”, Rama flet për ambasadorët: Kanë dalë jashtë mandatit të tyre, panë se luhej ping-pong

13:38 | 04/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Ramës, edhe Basha i përgjigjet Yuri Kim për ‘marrëveshjen e fshehtë’: Kujt i shërbejnë ndryshimet në reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama duke folur në Kuvend për Reformën Zgjedhore është ndalur dhe te prania e ambasadorëve në takimet në Këshillin Politik, për të cilët tha se kanë dalë nga mandati i tyre. Sipas Ramës opozita e kishte të vështirë që të merrej vesh në shqip, dhe kërkonte përfaqësues të huaj në takime.

Rama tha se opozita ka tentuar që problemet e brendshme ti përdorë për të penguar procesin e Integrimit të vendit, duke lobuar edhe në Bundestag.

Pjesë nga fjala e Ramës; Opozita këtu përdori qarqe të caktuara në Bundestag, që të fuste konsensusin me opozitën si një kusht për Reformën Zgjedhore. Kushti ka qenë i qartë që askush të mos e marrë peng Reformën Zgjedhore, dhe u tha se ajo duhet që të jetë sipas rekomandimeve të OSBE-Ohdir, dhe të votohej në Kuvend, edhe pse ata të tjerët ishin larguar nga Kuvendi.

Reforma ishte gati që në fundin e vitit të kaluar, pas një pune të madh të bërë nga ekspertët tanë, por edhe pse i kishim votat ne preferuam që të presim. Vazhdoi puna dhe ne vendosëm një afat të ri që ishte 31 Maji, që nuk solli rezultat. Më vjen shumë keq mua personalisht, që në vitin 2020 ka ende nevojë që ambasadorët tëhyjnë në mes dhe të bëjnë përkthyesin shqip-shqip, kjo mjafton për të treguar stadin adoleshent që ka politika shqiptare, dhe për liderë që nuk kanë kurajo, që gjërat që kanë interes të përbashkët për vendin të bëhen jashtë interesave partiakë.

Është një fatkeqësi që tregon shumë fare, dhe nuk i kam kërkuar unë ambasadorët, por duke qenë se të tjerët e kishin të pamundur që të uleshin në tavolinë mes shqiptarëve, unë u jam mirënjohës ambasadorëve që kanë dalë nga mandati i tyre, duke qenë se e shohin si po luhet ping pongu shqiptar. Mbetet me vlerë që së paku diskutimet bëhen me dëshmitarë, dhe kur të tjerët marrin emaile dhe sms të pafundme gjysmë gënjeshtrash nga selia e opozitës këtu, në selitë më të larta, të paktën të kenë mundësinë që ta verifikojnë burimin duke folur me përfaqësuesit e tyre.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Rama flet për herë të parë për Reformën Zgjedhore: Pse dështoi teknologjia në zgjedhje, koha fluturoi duke pritur opozitën

Para

VIDEO/Katastrofë mjedisore në Sukth, bashkia e Durrësit u çon mbeturinat në derë. Banorët ngrihen në protestë

Para
VIDEO/Katastrofë mjedisore në Sukth, bashkia e Durrësit u çon mbeturinat në derë. Banorët ngrihen në protestë

VIDEO/Katastrofë mjedisore në Sukth, bashkia e Durrësit u çon mbeturinat në derë. Banorët ngrihen në protestë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen sërish, lava arrin 300 metra lartësi”

Nis programi ‘Punësimi i të Rinjve 2024–2027’: 63.5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve shqiptarë

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.