Ka nisur sërish protesta e banorëve të Astirit në mbrojtjetë banesave dhe biznese të tyre që preken nga “Unaza e Madhe e Tiranës”.
Ata deklarojnë se nuk i lëshojnë shtëpitë pa u dëmshpërblyer. Të pranishëm në protestë janë edhe kreu demokrat Lulzim Basha dhe deputetë të LSI-së. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se “secili do të mbajë përgjegjësi për këtë situatë”.
Basha u shpreh se qeveria është bërë njësh me bandat, ndërsa ka hedhur edhe akuza të forta ndaj prokurorisë që sipas tij është një mëjonetë e Ramës.
“Po të kishte prokurori do të kishte nisur hetimi, por kemi një prokurore kukull të Edi Ramës të cilit ika mbyllur kallëzimet.
Bandat kriminale dhe qeveria janë bërë një, kjo nuk mund të ndodhte pot ë kishim prokurori”, tha Basha, duke theksuar se zgjidhja është përballja popullore.
Nën thirrjet ‘Nuk lëshojmë shtëpitë tona’ dhe ‘Poshtë qeveria’ banorët e zonës së Astirit kanë bllokuar sërish rrugën, në shenjë proteste.
Basha gjithashtu i bëri thirrje policisë së Shtetit të vihet në krah të qytetarëve dhe të mos keqpërdoret nga Rama.
“Jemi këtu bashkë me deputetë të opozitës, jemi pranë tyre se ajo që po ndodh këtu është në radhë të parë barbari, shkelje e ligjeve themelore të vendit. Jemi para një afere të tmerrshme kriminale. Banorët nuk do i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe se autori që ka shkaktuar këto tragjedi duhet t’i vërë gishtin kokës. Nuk bëhet 1 cm rrugë me 2 mijë euro. Rama do nxjerrë në rrugë shumë fëmijë. Ai vetëm vjedh Shqipërinë, ka shpikur të gjithë skemat për vjedhjen e parave. Këtu vjedh 40 mln euro, jo për të zhvilluar Tiranën, po për thesin e vet. Edi Rama po keqpërdor dhe policinë e Shtetit, policëve i bëj thirrje të mos bëhen palë me të. T’i bëjnë mirë hesapet kur sulmojnë banorët. Rruga e vetme është përballja popullore,” tha Basha.
Edhe deputetja e LSI-së Nora Malaj u shpreh se banorët duhet të dëmshpërblehen. Sipas saj ka ardhur momenti i zgjidhjes së halleve të qytetarës që ato të mos marrin rrugët e emigrimit.
(B.H/Faxweb)