Ervist Taka, 33 vjeç humbi jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme në aksin Fier-Tepelenë. Pas vdekjes së tij, ka reaguar edhe ish-ministri i Partisë Socialiste Stefan Çipa, i cili i ka dedikuar një postim mikut të tij.
“Cfare dite e zeze kjo e sotme Visi per ty, familjen tende, dhe ne miqte e tu!
Si ike kaq heret nga jeta, nuk mund ta besojme! Kishe kaq endrra dhe deshira per jeten! Lamtumire miku yne i dashur! Do jetosh gjithmone ne zemrat tona”, shkruan Çipa.
33 vjeçari u përplas nga një makinë me targa të huaja teksa drejtonte motorrin, ai ndërroi jetë në spitalin rajonal të Gjirokastër.
(J.D/Faxweb.al)