Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka denoncuar ambsadoren shqiptare në Greqi, Adriana Hobdarin se ka vjedhur lulet që ka blerë për ambasadë.
Zinxhiria shkruan se “i paguajmë vilën 2200 euro aq sa edhe rroga mujore e kryeministrit shqiptar nuk mjafton, por na vjedh dhe lulet në ambasadë.”
Më tej gazetari liston edhe abuzimet e vazhdueshme që ka kryer duke përfituar nga posti që ka, pasi sipas ti ka paguar 74 mijë euro për lyerjen bodrumit te kthyer ne konsullate dhe te nje zyre pritjeje.
Postimi i plotë
Greqi/ Ambasadorja shqiptare vodhi lulet e ambasadës…
I paguajmë vilën 2200 euro aq sa edhe rroga mujore e kryeministrit shqiptar nuk mjafton, por na vjedh dhe lulet në ambasadë.
I bleu për ambasadën, por gjysmat perfunduan në shtëpinë e saj…
Nuk është shpifje por një realitet që ndodh me këta dipllomatët tanë për një jetë luksi të shfrenuar, pa personalitet dhe dinjitet, aq sa vene dorë edhe në pronën që nuk i takon.
Edhe një skandal tjetër ka ndodhur me Adriana Hobdarin, ambasadore në Athinë. Por këtë radhë përsëri për shpërdorim detyre, ashtu siç veproi me pare që pagoi 74 mijë euro për lyerjen bodrumit te kthyer ne konsullate dhe te nje zyre pritjeje.
Emërimi i kësaj zonjë nga ish-ministri Bushati, sot nuk njeh limite dhe kufi ne shpërdorim të parave, duke na treguar se nuk ka frikë dhe nuk pjerdh njeri për veprimet e saj në kundërshtim me shkeljen e ligjit.
Siç kam denoncuar më parë kjo zonjë nga paratë e emigrantëve shpenzoi 600 euro për blerjen e disa luleve, nga te cilat gjysmat i coi në vilën e saj ( shih foton).
Kjo mostër e ardhur nga “Made in Albania” edhe kopështarin Argjiri që kujdeset për lulet e ambasades e ka zgjedhur te jete grek, jo se ka ndonjë gjë të keqe, por për të mbuluar gjithcka, pasi ky që paguhet për sherbimet qe ben ne ambasadë shkon edhe te kopështi i kësaj zonje…
Si egoiste dhe beqare taksëpaguesit shqiptarë i paguajnë 2200 euro qera mujore për vilën ku jeton, i paguan dhe kopështarin që kujdeset për bahcen e saj, si edhe shpenzimet e tjera. Por si cingune qe eshte dhe e pangopur shkon edhe vjedh lulet që ishin për ambasadën dhe i con ne shtepinë e saj.
Nëse kjo nuk quhet vjedhje dhe kjo mostër, atëherë çfarë mund të jetë?
Politika shqiptare duhet te jetë e kujdeshme me të tilla mostra që nuk kanë cip dhe dinjiotet, që nuk i tremben askujt, që krijojnë incidente me policinë greke në kërkim të arrestimit te gazetarve që denoncojnë të tilla veprimi turpi.
Por mbi te gjitha është politika jonë korruptive me me krye Presidentin qe ende nuk firmos shkarkimin e kesaj, të kërkuar nga kryeministri pasi me parë u pezullua për procedim penal. Po në Shqipëri jetojmë në një katund të Evropës ku gjithçka ndodh, ku njerëz te veshur me pushtet mund te bëjnë gjithçka.
Nese kjo femër ka dinjitet dhe personalitet pres ta përgenjështrojë…këtë në se është shpifje…!
Gjithashtu flitet për një incident me këtë zonjë që ka ndodhur në kufirin e Kakavijës para 4 ditësh, të cilën po e verifikojmë…