Tashmë prej javësh vendi është në karantinë dhe pjesa më e madhe e aktiviteteve publike dhe private janë të pezulluara, ndërkohë që lëvizja është kufizuar më orar, në kuadër të masave të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Por megjithë masat e ndërmarra për të parandaluar grumbullimet masive, duket se shoqëria shqiptare nuk shmang dot zakonet, siç janë ceremonitë mortore.
Në një video të siguruar nga Faxëeb.al në Durrës shihet një grubull i madh njerëzish, ku pavarësisht qarkullimit të virusit COVID-19, dhjetra banorë grumbullohen për të përcjellë në banesën e fundit ta afërmin e tij.