Mbrëmjen e së mërkurës u prezantua për herë të parë filmi “2 gisht mjaltë” i Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës.
Të pranishëm në këtë premierë ishin shumë personalitete dhe njerëz të show biz-it në Shqipëri.
Të ftuar ishin dhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.
Ajola dukej shumë e bukur, class, e veshur me të zeza, ngjyrë që do e shohim për disa kohë pas vdekjes së të atit, publicistit Arben Xoxa.
Në profilin e saj në rrjetet sociale ajo ka postuar një foto me dyshen e aktorëve kryesorë të filmit dhe shkruan përkrah fotos “Grupi i punëtorëve”.