Partia Demokratike ka dalë sot me deklaratën për të mos njohur vendimin e marrë në Konferencën e Kryetarëve, që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të mbahen online, në bazë të rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve.
PD pretendon se deputetët e saj do të paraqiten fizikisht në mbledhje, edhe pse nga Kuvendi nuk ka informacione për sallat që mund të lejohen për t’u mbajtur mbledhjet e Komisioneve.
Burime bëjnë me dije vendimin që PD ka marrë në mbledhjen e grupit parlamentar: Nuk e njeh vendimin e Konferences se Kryetareve per mbledhje online te komisioneve. Eshte vendim qe bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opoziten dhe te mohoje transparencen per qytetaret. Deputetet e opozites do te jene prezent fizikisht ne mbledhjet e komisioneve.
Discussion about this post