Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe aktualisht drejtor sportiv i klubit të Lacios, Igli Tare, në një intervistë për “2 me 1” të RTV 21, është shprehur se e ka të vështirë kur dëgjon rreth futbollistëve me etni shqiptare që luajnë në një kombëtare tjetër.
Ai tha se nuk kishte asgjë kundër kombëtares së Kosovës por kombi është një dhe ishte kundra që një shqiptar të veshi ngjyra të tjera. Tare u shpreh se Kombëtarja duhet të përfaqësojë gjithë kombin shqiptar.
“Nuk kam asgjë kundër përfaqësimit të futbollit kosovar me Kombëtare, mirëpo kam diçka kundër sepse për mendimin tim duhet të jetë një kombëtare që e përfaqëson kombin shqiptar. E kam të vështirë ta dëgjoj himnin e Kosovës ose ta shoh ndonjë lojtar shqiptar me ngjyra të tjera.”, deklaroi Tare.
(B. H./SHUPLAKA)