Albion Xhezairi, i cili u arratis mbrëmjen e djeshme së bashku me një të dënuar sirian nga burgu i Avlonës është arrestuar sot në një rrugë pranë qendrës së Athinës. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin tjetër sirian, i cili u arratis bashkë me Xhezairin.
Xhezairi ishte dënuar në Greqi me 16 vjet burg pasi me 11 maj 2017 është kapur në lagjen “Galtasi” në Athinë.
Ai ishte përfshirë në një grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe kishte rolin e personit që vinte nga Athina në kufirin e gjelbër, merrte drogën dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qera në Athine për ta shitur më pas.
Kontrolli në banesë i zbuloi atij mbi 3 kg e 800 gram marijuanë, 1 pistoletë, 1 thikë dhe 1 peshore.
Gjykata e Sarandës vazhdon gjykimin ndaj tij për vrasje dhe pritej të kërkonte ekstradimin nga burgu grek.
Me 24 shtator 2016 ai ka vrarë në Shendelli të Sarandës, 47-vjeçarin Aleksandër Bardhi (lexo ketu).
Xhezairi u arratis mbrëmjen e djeshme nga burgu i Avlonës së bashku me një shtetas tjetër (lexo këtu) por që nuk i zgjati as 24 orë pasi u kap ditën e sotme në një rrugë pranë qendrës së Athinës.
Discussion about this post