Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli, në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi është shprehur se PD rrezikon seriozisht të kthehet në një parti pa peshë politike.
Ai i është përgjigjur pyetjes së Ylli Rakipit për mundësinë e një ndarjeje të grupit që kritikon kryetarin Basha duke i thënë se ndarja do ta dobësonte partinë.
Ruli u shpreh në një moment tensioni me gazetarin Rakipi se
“Nuk ia japim luksin Bashës që të quhemi anti-Basha”.
(E.L/Faxweb)