Dy protestues janë shprehur shumë të revoltuar për situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri gjatë zhvillimit të protestës së opozitës. Protestuesit thonë për Fax News që njerëz të Partisë Socialiste u kanë ofruar shuma të mëdha parash në këmbim të votës.
Dy protestues të cilët janë shprehur se janë nga Puka dhe Shkodra kanë lëshuar akuza të forta karshi deputetëve të mazhorancës në vend si dhe drejtuesve socialistë të institucioneve në këtë zonë, duke i akuzuar për shitblerje të votës.
Gjithashtu ata janë shprehur se deputetetë të zonës janë “kokat” e rrjetit të mbjelljes dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe prostitucionit për të gjithë zonën e Shkodrës.
“Duhet të vijnë të gjithë shqiptarët, punë nuk ka, gjë nuk ka. Unë papunë jam, pa pension, pa asistencë. Vij nga Puka nuk kam asnjë lloj të ardhure. Kam 2 fëmijë që punojnë kamarierë, jam me shpi me qera këtu. 300 mije lek më shkon ujë drita e shtëpi. Halle kanë të gjithë shqiptarët janë të gjithë pa punë. Vetëm ata që janë me qeverinë janë të kapur. Më kanë ofruar 300 mijë lekë për votën. Jemi 9 veta në familje. Partia që është në pushtet ma bëri këtë ofertë.”
Ndërkohë një tjetër protestues deklaron se i gjithë rrjeti mafioz në Veri drejtohet nga tre deputët e Partisë Socialiste. Ai gjithashtu sjell shembullin që policia e zonës favorizon anëtarët e PS-së që po kryejnë një masakër kundra pasurive natyrore dhe po shkatërrojnë gjithë veriun.
“Deputeti i PS Shkodër më dha 300 euro për një votë. Emër nuk përmend unë se është mafioz ai. Tre deputetët e Shkodrës janë mafiozë, nëse ata arrestohen, e gjithë droga e prodhuar në qarkun e veriut në Shkodër, Pukë e Malsi e Madhe zhduket, edhe dhe mafia zhduket. Mafia e prostitucionit, drogës dhe korrupsionit jannë të lidhur me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Kam një shembull: 2 makina të shfrytëzimit të pyjeve shqiptare, njëri demokrat dhe tjetri socialist, u kapën me nga 15 m3 dru. Sa flet kryetari i Partisë Socialiste me deputetin e zonës, flasin me kryeministrin dhe e lëshojnë dhe shkon dhe i shet. Demokratit i marrin makinën, drurin dhe i vendosin 5 milione lekë gjobë dhe i heqin edhe patentën.”, u shpreh protestuesi.
Këto deklarata u bënë në protestën e sotme të opozitës, e cila prej më shumë se 1 muaji proteston për rrëzimin e qeverisë Rama si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri teknike.