Elda Hoti ishte një prej deputeteve të Partisë Demokratike që nuk u lejua të futej në Parlament, pavarësisht se ajo nuk ishte e përjashtuar nga Sekretariati i Etikës, si shumica e kolegëve të saj.
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e PD ka publikuar pamjet kur në Kuvend futet ministrja Belinda Balluku, për të cilën thotë se ka vjedhur 50 milionë euro me një të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë.
Postimi:
Nuk isha e përjashtuar dhe isha në detyrën time për të marrë pjesë në seancën parlamentare. Nuk u lejova nga garda në shkelje të çdo ligji dhe rregullorje me urdhër politik.
Ndërkohë kjo zonja “krekoset”.
– Belinda Balluku, ka vjedhur 50 milion euro me një të rënë lapsi ne tunelin e Llogarasë.
– Vodhi dhe do të vazhdojë të vjedhë me rrugën Thumanë-Kashar 1.3 mld €.
– Vjedh çdo ditë me anijet termocentral
– Rriti me 260 milionë euro buxhetin për vetëm 3 rrugë
– Vjedh çdo ditë me të ashtuquajturën bursë e energjisë.
Ky është Parlament i hajdutëve dhe krimit të organizuar. Përgjigjen do ta marrin nga Shqiptarët të hënën 7 Tetor në orën 18:00!