Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja për sa i përket atentatit të ndodhur ditën e premte në Durrës, ku u qëllua në drejtim të prokurorir Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur së bashku me shoferin Andi Maloku dhe Landi Muharremin.
Gazetarja Anila Hoxha tha se përplasjet në Durrës janë të shumta dhe tashmë të hapura, ndërkohë që shtoi se atentati dështoi.
“Arian Ndoja ka marrë titullin e magjistratit dhe gjatë karrierës së tij ka shërbyer në organin e akuzës në Durrës. Ndoja ka marrë edhe titullin e medaljes së artë. Nuk është atentati i parë që bëhet në ecje. Në Durrës përplasjet janë të shumta dhe tashmë kanë dalë hapur. Bëhet fjalë për ngjarje ku janë eliminuar personazhe të njohur. Nuk e dimë ende se kush ishte shënjestra, Arjan Ndoja apo Landi Muharremi. Nuk pyesin më për rreziqet. Grupet kriminale, siç ka ndodhur në rastin e fundit veprojnë në mënyrë të sofistikuar dhe nuk e kanë problem nëse do të dëmtonin dhe qytetarë të cilët kalojnë aty. Ky ka qenë një atentat i ngutshëm që duhej kryer. Ata kanë ndjekur për muaj të tërë prenë e tyre.”- tha Anila Hoxha.
“Edhe pse grupi hetimor po kryen hetimet nga informacionet, akoma nuk dihet se kush ishte objektivi i atentatit të Shkozetit. Duke parë mënyrën se si është zhvilluar atentati është një vrasje e mbetur në tentativë. Pra atentatorët kanë dështuar- tha Anila Hoxha.
Kjo nuk ishte një mesazh?- e pyeti Eni Vasili.
“Jo, po të shikojmë mënyrën se si është bërë atentati nuk ishte një mesazh”- tha AnilaHoxha.