Një debat i ashpër është zhvilluar sërish sot mes banorëve që janë strehuar në çadra pas tërmetit të rënë në Korçë dhe disa punonjësve të Bashkisë së Kolonjës.
Banorët që gjenden në çadrat e Flloqit shprehen se nuk kanë marrë ndihmën mjekësore, dhe ambulancat nuk kanë shkuar për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Qindra banorë që janë strehuar prej 5 ditësh në çadra kërkojnë që për ta të merren masa urgjente për shkak se kanë shfaqur dhe problem shëndetësore, për shkak të të ftohtit dhe kushteve të këqija.
Ndërkohë që qeveria shqiptare pavarësisht kërkesave të banorëve, nuk ka dhënë asnjë zgjidhje alternative përveç akomodimit në çadra.