Eksperti i ekonomisë Kastriot Sulka, i ftuar në emisionin “EkoFax” në Fax News, nën moderimin e gazetares Mirilda Tili, foli në lidhje me paketën e qeverisë për bizneset pas mbylljes nga pandemia COVID-19.
Sulka u shpreh se nuk është dakord me terminologjinë që po përdoret, siç është ajo e e luftës, pasi sipas tij nëse do ishim në gjendje lufte do të mblidhej paralamenti dhe do të ndryshohej menjëherë buxheti.
Më tej Sulka nënvizoi faktin se nuk mund të flasim me “si jepen fondet kaq kollaj”, pasi sipas tij ato janë taksa që ka paguar qytetari, i takojnë janë paratë e tij.
Ndërkohë sa i përket ‘fondeve të garancisë sovrane’, Sulka tha se ato janë një hiç për biznesin, pasi biznesi nuk ka me se ti paguaj.
“Nuk jam dakord me terminologjinë e luftës. Nëse do të kishim qenë në gjendje lufte do të mblidhje parlamenti dhe do të ndryshonte menjëherë buxheti. Nëse duam ta kapim problemin siç duhet duhet të marrë buxheti dhe duhet rishikuar dhe një herë tjetër. Nëse do të ishim në lufte duhet bërë edhe buxheti në luftë. Lufta do buxhetin e vet! Së pari duhet të kujdesemi për ushtarët dhe në rastin që flasim janë punëtorët.
Duhet të kemi një dorë të shoqërisë, ai punonjësi ka punuar ka paguar taksat, nuk mund të flasim me ‘si jepen kaq kollaj fondet’, si nuk i jepen, ato janë taksat që ai ka paguar. Nëse ne kemi punonjës, ato punonjës që kanë dalë në papunësi ose kanë paguar sigurimet shoqërore, ose ka paguar në një formë taksat. Kush ne? Paratë e veta po merr. Nëse ne duhet të jemi seriozë kjo nuk është më një çështje e qeverisë. Ne duhet ta kapim problemin siç duhet për ta kapur. Një person që ka dalë në papunsi ka të drejtën e pagesës, nuk ja jep qeveria, por ja jep ligji.
Fondet e garancisë sovrane janë një hiç, sepse biznesi nuk ka se ku ti gjejë paratë që ta paguaj. Duhet parashikuar e gjitha paketa. Nëse ne ndaj biznesit nuk do të tregohemi të kujdesshëm, deri tek mundësia për të paguar një pjesë të pagave. Kur flasim për paga dhe pagesa jemi duke ndihmuar edhe tregun, sepse në këtë formë ai kërkon në treg.”- tha Sulka.
(M.Q/Faxweb.al)