Albin Kurti ka folur para gazetarëve pas përfundimit të takimit të tij me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për të cilin tha se duhej zhvilluar më parë, ndërkohë që ka apeluar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës që të përzgjedh emrat e saj sikurse kka bërë partia që drejton.
Kurti tha se ende nuk është mandatuar si kryeministër duke shtuar se numërimi tashmë do të nis mbrapasht pasi me dërgimin e kërkesës për formimin e qeverisë ndaj Presidentit, kufizohen edhe afatet kushtetuese.
“Meqënëse u refuzua oferta atëherë, ne nuk dëshironim që të zvarrisnin konstituimin e Kuvendit. Nëse formimi i qeverisë është një kosto e imja politike dekretimi im si kryeministër, nuk mund të lihej pa u konstituuar Kuvendi i Kosovës. Nuk mund të kthehemi pas datës 06 Tetor, besoj se duhet të bëjmë hapa përpara e jo pas. Oferta që unë kam bërë u refuzua një ditë më vonë në mes të Dhjetorit. Tani duhet të takohemi përsëri në mënyrë që të përafrojmë pikëpamjet. Unë nuk kam caktuar asnjë ministër nga LDK-ja, kam lënë vende të zbrazëta për ta. Kemi në pyetje dhe pikëpyetje kohën”.
Kurti foli edhe për dikasteret që do ti lihen pakicave serbe dhe emrat e mundshëm që ai mund të përzgjedhi.
“Unë jam njeri që kam kaluar shumë vështirësi, nuk dua të propozoj emrin e ministrit serb pa pasur emrat e ministrave të LDK, për 5 poste ose zv/kryeministrave, atëherë do të kalojmë tek emërimet serbe apo zv/ministrat. Unë do të komunikoj që sot që të shikojmë mundësinë e radhës. Nuk janë takimet çështja kryesore, por marrëveshje. Nuk kam marrë as nuk i kam dhënë ministri askujt. Kemi përcaktuar një princip të përzgjedhjes dhe kaq”
Përt postin e Presidentit, Kurti tha se është më mirë të diksotohet kur ti vijë koha, por nuk përjshtoi edhe rastin se ajo mund të bëhet pas konstituimit të qeverisë, ndërsa shrtoi se qytetarët janë shprehur me 6 Tetor por që nëse marrëveshja nuk arrihet dhe mundësia mbeten zgjedhjet, VV do të garojë në to.
“Ndërsa për Presidentin mendoj ta diskutojmë kur të vijë koha, por mund ta bëjmë edhe pas emërimeve në kabinetin qeveritar. Qytetarët kanë zgjedhur me 6 tetor dhe nuk mendoj se duhet t’u drejtohen sërish. Por edhe nëse bëhet kjo ne do të marrim pjesë. Por më në interes është që të formojmë qeverinë, koha nuk është e jona është e shtetit dhe e qytetarëve. Unë besoj se kjo punë do të marr fund shpejt për shkak se janë në pyetje edhe afatet kushtetuese. Në kohën kur ne dërgojmë kërkesën pranë Presidentit, numërimi 15 ditor nis mbrapsht.
Ne shikojmë LDK si të vetmin partner të mundshëm. Unë do të kthehem në kryesin e VV në një mbledhje, dhe do të përgartisim shkresën zyrtare me shkrim ndaj Presidentit. Ju e kuptoj se jeni mërzitur dhe mezi e prisni qeverinë e re sepse mezi e keni pritur gjithë këto vite, edhe unë mezi e pres, por mendoj se qeverinë do ta kemi shumë shpejt. Janë 6 takime aspak të lehta mes ekipeve tona për të harmonizuar programin. Në mëngjesin e 7 Tetorit kemi nisur bisedimet, dhe më është thënë se për 4 ditë do të arrihej marrëveshja, por ato orë kaluan shumë shpejt dhe ju e shikoni vetë. Nuk mendoj se duhet ta kërkoni afatin që është shtyrë. Unë kam treguar publikisht emrat e VV le ti caktojmë edhe emrat e tjera të LDK dhe të ecim mbarë e mirë së bashku”, tha Kurti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post