Klodiana Shala njihet si atletja shqiptare që ka thyer më shumë rekorde kombëtare dhe ka fituar më shumë medalje.
Sportistja, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, deklaroi se i ka kërkuar një nder kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Edhe pse nuk është simpatizante e Partisë Socialiste, sikurse pohoi dhe vet, Klodiana Shala i ka kërkuar Veliajt që t’u mundësojë strehim dy sportistëve të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Bëhet fjalë për sportistët Seit Prizreni dhe Genc Lugjaj.
“Unë dihet që nuk jam me Partinë Socialiste. Dhe mbrëmë i kam shkruajtur Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i kam thënë unë dua dy shtëpi për dy sportistë. Njëri që është nënkampion bote në mundje Seit Prizreni dhe tjetri që është Genc Lugjaj, kampion prej 25 vitesh që është duke i rënë çatia të shkretit dhe një fukarallëk i paparë. Sepse dihet, ne sportistët nuk është se jemi vlerësuar kurrë.
Dhe më ka shkruajtur dhe më ka thënë “Klod, të kam shumë xhan dhe të pres”. Dhe i thashë sapo të mbaroj te Rudina do vij tek ty, por do vij bashkë me personat dhe dua çelësat. Se përndryshe, i kam thënë, do dal prapë te Rudina dhe do them që t’i nuk e ke bërë këtë gjë”, u shpreh sportistja e njohur. (M.Q/Faxweb)