Ani Dyrmishi, Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare ka reaguar pas vendosjes së një pakoje të dyshimtë, lëndë plasëse, pranë makinës së tij.
Me anë të një njoftimi për ngjarjen Dyrmishi sqaron opinionin publik se figura e tij si qytetar por edhe si drejtues i lartë i HSH, nuk lidhen me ngjarjen e sotme.
“Sot, si qytetar i Durresit por edhe si person qe mbaj funksion drejtues prane Drejtorise se Pergjithshme te Hekurudhes Shqiptare, cmoj te arsyeshme te sqaroj opinionin publik ne lidhje me pasqyrimin ne media te gjetjes se nje lende, te dyshuar si lende plasese ne lagjen nr.4 te qytetit te Durresit, lagje ku une banoj.
Une nuk disponoj vend parkimi privat, si rrjedhoje ne perditshmerine time, e parkoj mjetin ne vende parkimi publik.
Kurre nuk jam ndjere i kercenuar. Kam ecur dhe vazhdoj te ece i lire ne qytetin tim gjate gjithe kohes.
Figura ime si qytetar por edhe si drejtues i larte i HSH, kurrsesi nuk lidhen me ngjarjen e sotme.
Une nuk kam asnje konflikt personal apo konflikt ne lidhje me detyren qe une mbaj, Administrator I Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Hekurudhes Shqiptare.
Gjate ushtrimit te detyres, kurdohere jam mbeshtetur dhe do te vazhdoj te respektoj e zbatoj vetem Ligjin sot dhe me te ardhmem.
Padyshim, nxis dhe pres nga organet ligjzbatuese te hetojne e sqarojne rrethanat e ngjarjes dhe te vihen perpara drejtesise personat pergjegjes.”- shprehet Dyrmyshi.
Njoftimi i policisë për ngjarjen
Sot rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip ‘Pasat’ me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë.
Nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
(M.Q/Faxweb)