Pas arrestimit të reperit Stresi dhe akuzave për tradhëti, e fejuara e tij Kejsi në asnjë moment nuk e ka braktisur. Herë pas herë ajo në rrjetet sociale ka ndarë me fansat foto dhe të dhëna për të dashurin e tij, i cili ndodhet në burg. Këtë herë Kejsi ka zbuluar edhe dhuratën për Stresin dhe vjehrrin e saj, një portret të bërë nga vetë ajo.
“Nuk jam Pikaso, por marr kënaqësi kur krijoj portrete të njerëzve që dua”,ka shkruar ajo krahas portretit të publikuar në Instagram.
Kejsi herë pa herë i është dashur të përballet edhe komentet e ndjekësve, të cilët nuk kanë harruar t’i vënë në dukje tradhëtinë e Stresit me 20 vjeçaren e gjendur në hotel edhe në momentin e arrestimit.
“Tvetmit njerëz te trash jan ato që japin opinion per kte çështje pa pas fare tbej me te. Un nuk po bej asgjë përveçse po beshtet familjar qe jan ndhimbje per femine e vet ndërsa ti si shume te tjer i jepni gojes dikur duhet tme intereoj mu opinioni juj.
Shifni jetën tuaj se momentin qe dikush esthe duke kalu veshtiresi ti biesh me shkelm nuk del ti me e zgjuar se un qe tdukem e trash. Sja uroj tkeqen askujt nket bote e jo me njerëzve qe i dua qkshu po ste plqeu ty mos e hap fare profilin tim. Jeta ime private do te mbetet private, gjykimi jot e i si gjith botes esthe problemi qe interesoheni kaq shume per mu dhe doni mhb tavoline. Kini kujdes se mos ju kthehet juve nje dit. Kalofsh mir“, ka shkruar ajo kohë më parë në Instastory.
(J.D/Faxweb.al)