Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë batutat duke thumbuar opozitën në komunikimin live që kishte sot me komentuesit në rrjetet sociale.
Në përgjigjen dhënë një prej komentuesve i cili e kritikonte për daljet e shpeshta në media dhe rrjetet sociale, Rama iu shpreh se një hap të tillë e ka ndërmarrë pas koalicionit të PD për zgjedhjet e 11 majit.
“Puna ime nuk është punë krahu, është punë mendjeje. Një nga detyrat e mia është të komunikoj, të sqaroj, të reagoj. Kjo për mua është punë, nuk është qejf. Unë nuk jam TikTok-ist, por jam përfaqësues i zgjedhur, edhe i atyre që nuk më kanë zgjedhur. Në fund fare kam detyrimin kam detyrimin të shpjegoj gjerat sipas këndvështrimit tim dhe kjo është arsyeja se pse dal live. Duke u afruar dita e zgjedhjeve kam vendosur të intensifikoj daljet. Sepse tani është bërë dhe një koalicion shumë i madh”, tha ai.