Moderatorja Xhemi Shehu postoi gjatë mbrëmjes së djeshme një fotografi të viteve të shkuara të saj, kohës kur ishte në adoleshencë.
Mbase moderatorja ka ndjerë mall për të shkuarën, por fotografia nuk ka qëndruar gjatë në llogarinë e Xhemit, e cila më pas e ka fshirë atë. Në foton e siguruar nga “Blitz.al”, shihet se Xhemi brune, me një veshje që na kthen pas në kohë, duke lënë përshtypjen se moderatorja bukuroshe e ka shkrepur në adoleshencën e saj.
“Nuk jam unë”, shkruan ajo përbri. Megjithatë veç flokëve dhe veshjes, ajo ruan të njëjtën bukuri.
(XH.A/SHUPLAKA)