13:34 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk janë vetëm artistët shqiptarë që kërkojnë hapjen e koncerteve, ja yjet e muzikës botërore që i mbështesin

15:30 | 03/07/2020
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk janë vetëm artistët shqiptarë që kërkojnë hapjen e koncerteve, ja yjet e muzikës botërore që i mbështesin

Një nga diskutimet më të mëdha të momentit, për industrinë e muzikës, ka qenë anulimi i masave që parandalojnë eventet muzikore e dasmat.

Por këtë hall nuk e kanë vetëm artistët tanë, por edhe ata botërorë. Liam Gallagher, Dua Lipa dhe Paul McCartney janë në mesin e 1.500 artistëve që kanë nënshkruar një letër të hapur duke kërkuar mbështetje për skenën e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar.

Ed Sheeran, Rolling Stones, Dua Lipa dhe Coldplay gjithashtu nënshkruan letrën drejtuar sekretarit të kulturës në Britani duke paralajmëruar ndikimin e Covid-19 në ambientet dhe muzikantët. Në letër thuhet se industria e muzikës po përballet me “falimentime masive”, me koncerte dhe festivale që nuk ka gjasa të kthehen deri në vitin 2021.

Në letrën drejtuar Oliver Doëden kërkohet “afat i qartë, i kushtëzuar” për rihapjen e vendeve pa distanca sociale, mbështetje financiare dhe përjashtim të TVSH-së në shitjet e biletave. Eric Clapton, Beverley Knight, Little Mix dhe Skepta janë ndër yjet e tjerë që kanë shtuar emrat e tyre.

Kësaj kërkese së fundmi i është bashkuar edhe këngëtarja Rita Ora, me një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ndër tjerash shkruan, “Tani për tani, e ardhmja e qindra mijëra njerëzve që punojnë në muzikë live është e pasigurt. Jam shumë e nderuar të jem pjesë e thirrjes në Qeverinë e Britanisë për të mbrojtur arenat, festivalet dhe të gjithë ata që punojnë në sektorin live !!  Le ta tregojmë të gjithë mbështetjen tonë për njerëzit që kanë nevojë duke ngarkuar foto nga shfaqja e fundit ku shkuat me LetTheMusicPlay dhe të dëgjohen!!”

Pas

Përfshihen nga flákët dy banesa në Shkodër, dígjen plotësisht

Para

Receta me 3 përbërës që heq dhjamin e fundit të barkut për 6 ditë, ja si mund ta bëni

Para
Receta me 3 përbërës që heq dhjamin e fundit të barkut për 6 ditë, ja si mund ta bëni

Receta me 3 përbërës që heq dhjamin e fundit të barkut për 6 ditë, ja si mund ta bëni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës

Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Aksident në aksin rrugor Korçë -Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

Përgjaket Parisi, 2 të vdekur mes festimeve të PSG-së për fitoren në Ligën e Kampioneve

Gjermani/ Zjarr në spitalin e Hamburgut, 3 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.