06:11 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk japin zgjidhje korsitë e bicikletave” ish-kryebashkiaku i natës: Prishja e Teatrit, zhdukje e memorjes së qytetit

17:37 | 10/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk japin zgjidhje korsitë e bicikletave” ish-kryebashkiaku i natës: Prishja e Teatrit, zhdukje e memorjes së qytetit

I ftuar ditën e sotme në studion e FaxNews ka qënë ish- Kryebashkiaku i parë i natës, Briken Fejzullai.

Ai ka folur për largimit nga posti si kryebashkiak i natën në Bashkinë e Tiranës, gjithashtu angazhimet e tij të tanishme por nuk ka harruar pa përmendur dhe promovimin e jetës së natës në Tiranës.

“Unë merrem me shërbime, është profesion që kam prej vitesh, në konsulencë në hapjen e tyre apo dhe organizim eventesh. E kam bërë këtë punë sapo mbusha 13 vjeç në Shqipëri.”

Sa i përket bashkëpunimit me kryebashkiakun Veliaj, Fejzullahu është shprehur se e gjithë kjo ishte një iniciativë e mirë.

“Qëndrimi im nuk ka ndryshuar,Tirana është qytet që ka një energji të jashtzakonshme. Unë jam pak opozitar si tip, kështu që siç isha në qeverinë e kaluar për të ngritur zërin si qytetar edhe sot e bëjë po të njëjtën gjë.

Të qënit kryebashkiak i natës është një ide shumë e bukur. Detyra ishte që të promovonim jetën e natës në Tiranë, të kishim një program, të kishim një ide gjithashtu.

E gjithë kjo jetë nate mund të kthehet në motor shërbimesh dhe rreth 60% e ekonomisë është prej shërbimeve. Ne jemi vendi i parë në botë për numër baresh dhe restorantesh për banorë.”

Ndërkohë që Briken Fejzullai ka vijuar më tej.

“E gjithë ka qënë më tepër ideologjike. Problemi është se ne jetojmë me një VKM, e para 10 viteve, i cili kufizon zhurmat ditët e javës deri në orën 10. Dhe kjo bie në kundërshtim me promovimin që ne kërkojmë.

Vullneti i mirë dua të them që çan mallet, dhe kjo gjë mungon.

Sa i përket subjekteve private ata ishin krah hapur. Ne jetojmë në një vend i cili të detyron të përballesh dhe me kusar, dhe me grupe 5-6 që të vijnë në emër të shtetit.

Por një tjetër problem këtu janë taksat të cilat rëndojnë si në çdo sektor. Në Europë ka shumë pak vende barrën fiskale që kemi ne.”

Fejzullai ka treguar dhe momentin e ndarjes nga posti si kryebashkiak I natës, por kjo vetëm në praktikë.

“Teorikisht jam akoma praktikisht jo. Në asnjë moment nuk kemi pas marrëdhënië të cilat të degradojnë me drejtuesit në Bashkinë e Tiranës. Thjeshtu unë kam një fytyrë dhe nuk ma blejnë dot këtë fytyrë.

 Dua të them që je më i predispozuar për të jetuar në një qytet që jeton natën. Por gjithçka duhet koordinuar sepse nuk mund të dëgjosh muzikë me zë të lartë në një kohë kur banori në katin e dytë është duke fjetur.

Është një filozofi të qenit kryetar i Bashkisë së natës. Është e gjitha promovim vlerash, dhe për këtë duhet t’i kesh idet e qarta. Ne aktualisht jeni në gjendje që në vend të kemi progres kemi regres. Dua të them që videot e muzikës së sotme shpalosin vlera që realisht nuk janë vlera.”

Fejzullai ka komentuar gjithashtu dhe çështjen e Teatrit dhe se sa mirë mund të bashkëjetoj modernja me arkitekturën e vjetër këtu në Tiranë.

“Turistë ka vërtetë por nuk janë këto 6 milionë turistë, sepse i bie të shohësh 15 mijë persona më shumë çdo ditë. Ndërhyrja midis moderns dhe klasikes ëështë diçka e qytetit tonë. Teatri është një histori për ne, unë nuk jam kundër moderns por është shumë e rëndësishme të dish nga ke ardhur. Kështu po na ikën memorja e qytetit.”

Sa u përket ndërtimeve të reja në kryeqytet Fejzullai nuk i ka quajtur aspak si një ogur i mirë për të ardhmen, ndërtime këto që pritet të shkaktojnë kaos shumë shpejt.

“Ajo që deklaroj Erion Veliaj para 4 vjetësh është e vërtetë, por mendoj që Tirana ka të gjitha hapsirat për t’u shpërndarë në periferi dhe për ti dhënë jetë. Ne kemi krijuar një kaos të madh në qytet. Nuk mund të ndërtojmë, ne mund ta bëjë si Korça. Ai është shembulli që duhet të bëjë një qytetar që e do qytetin e tij. E kuptojë shumë mirë që ka nevojë për ndërtesa por mund ti spostojë ato në periferi.

Ne po i vujam këto pasoja që tani sepse zgjidhjen nuk mund të na i japin korsit e bicikletave.”

Jashë vëmendjes, në përfundim të fjaalës së tij, nuk ngeli pa u komentuar dhe situate aktuale politike.

“Fëmijët tanë do të na tallin një ditë për këtë gjë, për faktin se ne nuk kemi reaguar sa duhet për kët që po ndodhin sot në vend. Sepse ne nuk do të jemi brezi i fundit në këtë tokë. Duhet të reagojmë të gjithë pa dallim feje, politike apo dhe ideje. Sepse vendi jonë është i bekuar. Për një orë zbresim nga Tropoja me borë për të shkuar në Borsh dhe të bësh plazh.”

Etiketa: briken Fejzullaikryebashkiak i nates
Pas

Iu bë atentat në Vlorë, kush është 27-vjeçari me rekorde kriminale (Emri)

Para

Vendet vakante në Kuvend, një tjetër kandidat dorëzon formularin në KQZ (Emri)

Para
Edi Rama e merr seriozisht opozitën e re, ata ngatërrojnë vendet ku ulen (FOTO)

Vendet vakante në Kuvend, një tjetër kandidat dorëzon formularin në KQZ (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.