Kur Rebecca Firlit u bashkua me një seancë gjyqësore virtuale me ish-burrin e saj në fillim të këtij muaji, nëna nga Çikago priste që proceset të përqendroheshin në mbështetjen e fëmijëve.
Por gjyqtari kishte plane të tjera.
“Një nga gjërat e para që më pyeti … ishte nëse jam vaksinuar apo jo,” tha Firlit, 39 vjeç, për Chicago Sun-Times.
Ajo i shpjegoi gjykatwsit se nuk ishte vaksinuar pasi kishte pasur “reagime negative ndaj vaksinave në të kaluarën” dhe se një mjek e këshilloi atë të mos vaksinohej kundër koronavirusit.
“Paraqet rrezik,” shtoi ajo.
Gjyqtari i Qarkut Cook, James Shapiro mori atë që avokatët e prindërve e quajtën një vendim të padëgjuar: Ai tha se nëna nuk mund ta shihte djalin e saj 11-vjeçar derisa të merrte një vaksinë anti covid.
Babai i fëmijës është i vaksinuar, raportoi Sun-Times.
Firlit paraqiti një peticion për të apeluar vendimin e gjyqtarit, tha avokati i saj Annette Fernholz për The Washington Post. Në një intervistë me WFLD, Fernholz tha se vendimi ishte një tejkalim.
“Babai as nuk e paraqiti këtë çështje para gjykatës,” tha Fernholz. “Pra, është gjyqtari më vete qw merr këtë vendim që ju nuk mund ta shihni fëmijën tuaj derisa të vaksinoheni.”