Sot të gjithë njerëzit janë të zënë me punë, me aktivitete të ndryshme dhe në fakt ju mungon koha e lirë. Njëkohësisht është rritur niveli i stresit dhe ankthit dhe shumë njerëz nuk po gjejnë një zgjidhje si të jenë të lumtur.
Është bërë shumë nomale që ata të stresohen dhe atë pak kohë të lirë që kanë e harxhojë duke u ankuar.
Por e rëndësishme është që të shfrytëzojnë në mënyrë efikase kohën e lirë.
Një studim i fundit i Revistës “Positive Psychology” tregon se nëse në kohën e lire merremi me pikturë, gatim dhe punë dorë, kjo i shton lumturinë trupit tonë. Kjo do na bëjë të ndihemi më të entuziasmuar më energjik dhe më të emocionuar, shkruan Ballkan Web.
Por jo vetëm këto aktivitete, çdo aktivitet që mund të na kënaqë si për shembull shkrimi i një poezie, ngjyrosja, skicimi e të tjera mund të na sjellin lumturinë.
Ky studim tregon se nuk ndiheni i lumur vetëm për një ditë por edhe për ditën e nesërme.
Sipas Nielson Bookscan, 12 milion libra për ngjyrosje janë shitur vetëm në vitin 2015 dhe amerikanët kanë shpezuar për një vit gati 128.2 milion dollar në lapsa për ngjyroje dhe bojëra.
Siç duket këto metoda sjellin rezultat.