Kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në një takim me fermerët në Urën Vajgurore në vijinm të turit në gjithë Shqipërinë teksa ka deklaruar se rezistenca ndaj qeverisë kërkon edhe pak kohë.
Basha tha se shumë shpejt qeveritë e ardhshme do të jenë në krah të qytetaëve teksa argumentoi se kkjo do të përkthehet në mbështetje financiare, me investime në infrastrukturë, me subvencione pa burokraci dhe duke i thjeshtuar të gjitha që paraja e subvencionit për fermerin të vijë direkt në kontot tuaja’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.
“Me siguri pyetja kryesore është: Dhe sa na duhet të rezistojmë? Jo dhe shumë. Ndaj jam këtu, që duke marrë frymëzim nga ju, nga duart tuaja punëtore e të ndershme, t’ju jap kurajo e t’ju them se së bashku do t’ia dalim shumë shpejt dhe se qeverinë e ardhshme do ta keni në krah tuaj, afër jush me mbështetje financiare, me investime në infrastrukturë, me subvencione pa burokraci dhe duke i thjeshtuar të gjitha që paraja e subvencionit për fermerin të vijë direkt në kontot tuaja”, deklaroi Lulzim Basha.
“Unë zotohem se do të jem kështu ulur përherë me ju për tu dhënë zgjidhje dhe të dilni nga borxhet. Do të ulem e t’ju dëgjoj. Nga qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen. Nuk do jeni në fund të listës, por në krye të listes së çeshtjeve për tu zgjidhur. Import-eksporti është lënë në duart e një grushti oligarkësh. Për interesa mafioze oligarkie po goditet prodhimi vendas duke i hapur portat prodhimeve të importit”, u shpreh më tej kreu i PD.
Basha tha se askush nuk duhet të pres një duel mes tij dhe Ramës për zgjidhjen e prblemeve, teksa ka ironizuar kundërshtarin e tij politik kur tha se nuk bënte foto me Ronaldën apo të shkrijë njerëzit së qeshuri.
“Nëse prisni të dal në duel me Ramën të zgjidh problemet, atëherë nuk kemi arritur asgjë. Unë nuk ju shkrij së qeshuri me batuta, as nuk bëj foto me Ronaldon. Unë punoj e përpiqem për ju. Ngrihuni shkoni dhe thejeni atë në kutinë e votimit. Unë do vi tek ju e do ju qaj hallet, sepse në qeveri do vi me votën tuaj dhe jo me votën e kriminelëve”
(F.GJ/FAXWEB.AL)