20:42 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk ka asnjë rrezik për Shqipërinë”, ish-deputeti i PD për konfliktin SHBA-Iran: Nuk do të ketë luftë

13:53 | 11/01/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk ka asnjë rrezik për Shqipërinë”, ish-deputeti i PD për konfliktin SHBA-Iran: Nuk do të ketë luftë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj nuk sheh asnjë shqetësim nga marrëdhëniet e tensionuara mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Ai deklaroi gjatë një interviste për “FaxNews” se Shqipërisë nuk i rrezikohet asnjë rrezik, ndërsa përjashtoi mundësinë që të nisë lufta.

“Nuk mendoj se do të kemi një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Irani nuk shtë se tregoi ndodnjë objektiv të mirfilltë ushtarak me sulmin e saj. Në Lindjen e Mesme, Evropa në përgjithësi nuk ka qenë prezente dhe një nga të metat e politikës evopriane është pikërisht mungesa e kësaj prezence.

Vendet kryesore duhet të kishin një qëndrim sadopak të unifikuar në mbështetje të SHBA në raport me konfliktet me Iranin. Evropa mbetet e dobët politikisht, është më shumë e prirur që çdo vend të shohë interesat e veta.

Ajo mund të kishte qenë shumë më e pranishme në Gjirin Persik. Nuk ka për të shkuar situata deri tek Lufta e tretë Botërore. Presidenti amerikan është një biznesmen i fuqishëm, por edhe liderët e Iranit, por edhe të vendeve të tjera janë të interesuar për të ruajtur disa ekuiilbra”, tha ai.

Sipas Biberajt, qëndrimi i Shqipërisë në këtë rast ishte korrekt.

“Shqipëria është partnere e SHBA, kemi disa borxhe ndaj SHBA. Kishte nevojë për ndihmën tonë përsa i takon muxhahedinëve dhe ne i hapëm derën për të strehuar këtë opozitë të Iranit. Qëndrimi ynë ndaj SHBA është korrekt.

Nuk shoh asnjë rrezik për Shqipërinë sepse jemi larg Iranit dhe muxhahedinët i kemi marrë me ndërmjetësim dhe me vendim të SHBA. Nuk kemi përplasje interesash. Irani ka probleme me shumë vende të rajonit, ka armiq të mjaftueshëm përpara se të mendojë për një armiqësi me Shqipërinë”, deklaroi Aleksandër Biberaj.

Duke e ndalur theksin edhe tek aktualiteti politik dhe reforma zgjedhore, ish-deputeti i PD tregoi se në vend duhet të aplikohet sistemi me lista të hapura.

“Unë jam për sistem mazhoratirar ose me lista të hapura. Nuk jam për sistemin aktual me lista të mbyllura sepse shikohet se çfarë ka ndodhur që nga 2005, kemi pasur dëmtim të demokracisë. Listat e hapura mund të ishin një zgjidhje shumë e mirë.

Një sistem i tillë do ta ndryshojë situatën në Parlament. Sistemi aktual i ka shërbyer edhe në zgjedhjet e vitit 2009, edhe në 2013, edhe në 2017 për të monopolizuar deputetët. Partia Socialiste nuk ekziston më. Ky sistem e ndihmoi kryetarin e PS që PS ta transformojë në Rilindje”, tha Biberaj.

Ai i bëri thirrje opozitës që të rikthehet tek protestat për të ndryshuar situatën. “Opozita është e gatshme për të dialoguar me Rilindjen, por mazhoranca nuk ka vullnet. Kështu që unë them që duhet të rikthehemi tek protestat për të ndryshuar këtë realitet sepse situata është rëndë. Duhet të ndryshojë situata sepse nuk mund të vijohet më kështu pas 30 vitesh”, deklaroi Aleksandër Biberaj për “FaxNews”.

Etiketa: aleksander biberaj
Pas

U gjet e vrarë në Francë, mbërrin në atdhe trupi i Brunilda Kovaçit (FOTO)

Para

Ambasadori Raytchevski: Burrat e politikës shqiptare të zgjidhin krizën. OSBE, shans i madh për negociatat

Para
Ambasadori Raytchevski: Burrat e politikës shqiptare të zgjidhin krizën. OSBE, shans i madh për negociatat

Ambasadori Raytchevski: Burrat e politikës shqiptare të zgjidhin krizën. OSBE, shans i madh për negociatat

Discussion about this post

 



Të Fundit

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Iran sulmon sërish me raketa Izraelin, IDF në alarm dhe popullsia paralajmërohet të strehohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.