23:48 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk ka ç’të duhet”, zyrtari dhunon gazetarin (Video)

07:57 | 29/05/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk ka ç’të duhet”, zyrtari dhunon gazetarin (Video)

Ndonjëherë pyetjet e një gazetari mund të mos jenë më të lehtat për t’u përgjigjur, megjithatë rrallë herë i intervistuari reagon në një mënyrë të tillë. Një gazetar rus e gjeti veten në tokë, pasi i bëri një pyetje të sikletshme një administratori lokal. Incidenti çoi në hapjen e një hetimi kriminal mbi zyrtarin dhe përjashtimin e tij nga partia.

Grupi i xhirimit të kanalit televiziv Russia 24 shkoi për të marrë një koment nga drejtuesi i administratës lokale, Sergey Zaytsev, për një material që po realizonin për kushtet e shtëpive të të mbijetuarve nga zjarret, në një zonë të Republikës së Khakassia në Siberi. Zjarret e 2015-s vranë me dhjetëra persona dhe lanë shumë të tjerë pa shtëpi. Në atë kohë, Zaytsev u akuzua për neglizhencë kriminale dhe u dënua me 4 vjet burg. Por përfitoi nga amnistia dhe arriti të mbante postin që kishte.

Intervista me Zaytsev nisi keq që në fillim, pasi gazetari e pyeti për fondet shtetërore të lëvruara për shtëpitë e reja për të mbijetuarit, pyetje të cilës ai refuzoi t’i përgjigjej.

Në 2015-n qeveria u dha si detyrë autoriteteve lokale që të zëvendësonin shtëpitë e djegura me ndërtesa të reja. Por sipas banorëve punimet u zvarritën për vite të tëra dhe në fund ndërtesat ishin jo cilësore dhe të papërshtatshme për të jetuar.

Situata mes gazetarit dhe zyrtarit përshkallëzoi kur ky i fundit, i bezdisur nga pyetjet për akuzat për korrupsion dhe dënimin në të shkuarën nisi të fyente gazetarin, ta shtynte e në fund ta hidhte përtokë.

Videoja në fjalë u postua në shumicën e mediave në Rusi dhe shkaktoi debat të nxehtë atje. Shumë politikanë e gazetarë kritikuan ashpër sjelljen e zyrtarit. Vetë Zaytsev u përpoq të justifikohej duke e quajtur reporterin një “provokues profesionist”.

 

Pas

Trajtimet natyrale për problemet me barkun – Si t’i përdorni

Para

Frikësohet Pirlo, vajza e tij pëson aksident në Torino

Para
Frikësohet Pirlo, vajza e tij pëson aksident në Torino

Frikësohet Pirlo, vajza e tij pëson aksident në Torino

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.