Luiz Ejlli dhe vajza e ish-krye parlamentares Jozefina Topalli, Megi, kanë qenë një ndër çiftet më të komentuara në mediat shqiptare.
Ndarja e tyre bëri bujë të madh mediatik, prej kohësh nuk u panë më në dalje publike së bashku dhe nga ky moment nisën thashethemet për një ndarje të mundshme. Më pas ishte vetë këngëtari i cili pranoi se prej kohësh janë ndarë nga njeri-tjetri.
Ditën e sotme, këngëtari i ka befasuar të gjithë me një status të shpërndarë në rrjetet sociale. Ai shkruan se ditëve të sotme nuk ka femra të sinqerta.
“Të gjesh një femër të sinqertë sot, është njëlloj sikur të gjesh Wifi në Gjirokastër pa password,” shkruan këngëtari në foton e publikuar në Facebook.
(E.V/Faxweb.al)