Avokati Gylsen Zhllima ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit”, moderuar nga Aulon Kalaja në Fax News ku ka folur lidhur me situatën politike në vend, ku theksoi se edhe opozita nuk po ofronte zgjidhje të reja.
Avokati tha se tashmë, problemet diheshin, por mungonte një alternative konkrete nga ana e opozitës për zgjidhjen e problemeve duke nisur që me politikat sociale për pensionistët.
“Në partitë politike shqiptare nuk ka fytyra të reja. Ky është një problem shumë real. Artikulimi është i njëjtë me kryetarin. Pra flet njëherë kryetari dhe të gjithë të tjerët e marrin të njëjtën gjë. Nuk dua të dëgjoj më të njëjtat gjëra. Dua të di se çfarë do më premtojë mua një deputet që unë të qëndroj në Shqipëri.
Tek politika sociale unë nuk kam dëgjuar se çfarë do bëni ju për këtë pjesë. Çfarë lidhje ka përshembull pensionisti me kriminalitetin që ju e përmendni aq shumë.? E dini ju se njerëzit marrin si pensione sociale shifrën prej 2 mijë lekësh të reja në muaj? Ju i keni prekur këto?”– u drejtua Zhllima ndaj ish deputetit të PD, Klevis Balliu i cili po ashtu ishte i pranishëm në studio.